Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Tedi Blushi, bën me dije se Partia e Lirisë, me kërkesën e Presidentit, Z. Ilir Meta regjistrohet zyrtarisht për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
“Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë! Votat për Ilir Metën, Partinë e Lirisë dhe programin tonë të shkëlqyer ‘5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus’, që i jep fund shpopullimit dhe varfërisë dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, do të jetë masive për të realizuar ndryshimin historik, fitoren e padiskutueshme të opozitës dhe largimin e Narkoqeverisjes së Ramës, që po plaçkit, rrënon dhe po e mpak çdo ditë vendin. FITORE!”, shkruan Blushi.