“Na ka marrë shpirtin, por nuk kemi lënë gjë mangët!” Rama: Besoj se në mars do të hapet tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit

1 Min Read

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale ku deklaroi se beson se tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit do të hapet në muajin mars. Rama pranoi vështirësitë e hasura gjatë punimeve. Ai tha se nga pranvera dibranët mund të shkojnë e vijnë me rrugën e hapur.

“Realisht ai tunel na ka marrë shpirtin. Rruga e Arbrit nuk kemi lënë gjë mangët, por të papritura si gjeologjia e tunelit të Murrizit. Jemi në kushtet po shkojmë drejt përfundimit pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjithë tunelit. 

Besoj shumë se më në fund në mars do ta heqim këtë sy të keq nga shpina, sepse realisht ai tunel na ka marrë shpirtin. Por, bashkë me pranverën do të dalë edhe shpirti i keq nga tuneli dhe dibranët mund të venë e vijnë me rrugën e hapur”, tha Rama.

Share This Article
Leave a Comment