Miting për të mbrojtur vjedhjen

1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar takimin e mbajtur sot të Edi Ramës me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, në sheshin Skënderbej.

Sipas Berishës ky nuk ishte takim, por miting që sipas tij u bë për të mbrojtur vjedhjen.

Për të mbrojtur vjedhjen, që vetëm një garderobë arrinte sa e Asadit. Dhe ky është vetëm aspekti, absolutisht më i vogël. Çfarë ishte mitingu i sotëm? Ai ka shumë lexime, në shumë plane. Por në një plan ishte mbrojtja, avokatia publike e narkosve, të garderobës të Lajla Asadit të Shqipërisë, ishte mbrojtja e vjedhjeve nëpërmjet kompanive, të cilat së bashku s’bëjnë as 1/6 e atyre që Edi Rama ka vjedhur bashkë me Erion Veliajn në djegësat, me 5D dhe në shumë e shumë afera të tjera të përbashkëta”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment