Luajmë për fitore ndaj Vllaznisë, koha për rezultate |

1 Min Read

Elbasani është duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme që do ta zhvillojë në transfertë me Vllazninë.

Trajneri i ekipit nga Elbasani, Gvozdenovic vlerëson se, megjithë rezultatet e fundit, ekipi ka krijuar një impakt dhe po luan futboll të bukur.

Sipas tij, çdo ndeshje ka rëndësinë e saj dhe nuk mund të injorohen golat.

“Kemi disa mungesa. Atmosfera është e mirë. Ne mendojmë vetëm si do luajmë dhe si do arrijmë të marrim pikë. Bashkë me stafin, vendosim për gjërat e tjera.

Ne jemi Elbasani dhe mendojmë për fitore. Me kalimin e kohës do shikojmë si do shkojnë gjërat. Secili takim ka rëndësi, mendojmë vetëm për nesër. Ne luajmë mirë kundër ekipeve lart në tabelë. Kemi besim të plotë. Na duhen rezultate”- tha ai.

Share This Article
Leave a Comment