Fotot/ Publikohen modelet e fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 majit  

1 Min Read

Teksa ditët e zgjedhjeve po afrojnë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me punën përgatitore. 

KQZ ka publikuar modelin e fletëve të votimit, që qytetarët shqiptarë do kenë në dorë në qendrat e votimit më 11 maj 2025. Sakaq, në fletën e votimit janë emrat e partive , kryetari i partisë si dhe emrat e kandidatëve të listës së hapur. 

Ky është një model paraprak, pasi fleta zyrtare do aprovohet pasi partitë politike do regjistrohen për të garuar në zgjedhjet e 11 majit dhe po ashtu pasi të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë. 

Komisioni Qendror ka caktuar 25 shkurtin si afatin e fundit për regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore, ndërsa më 12 mars është afati i fundit për dërgimin e listave shumëemërore të deputetëve. 

Share This Article
Leave a Comment