Europa League/ Plas grushti në tribuna, ndërpritet për disa minuta ndeshja e Fenerbahçes |

1 Min Read

Ndeshja mes Anderlecht dhe Fenerbahçes në Ligën e Europës është ndërprerë pas një sherri që ka shpërthyer në tribunat e stadiumit “Lotto Park” në Belgjikë ku po luhej ndeshja.

Fenerbahçe kishte kaluar shpejt në avantazh në këtë sfidë dhe shifrat ishin 0-1 kur në minutën e 7, ka nisur një sherr në tribuna mes dy tifozerive. Situata ka përshkallëzuar pasi janë përfshirë edhe stjuardët e tifozë të tjerë, duke bërë që të niste një kaos masiv.

Kjo ka bërë që gjyqtari të urdhëronte pezullimin e përkohshëm të ndeshjes dhe të kthente skuadrat në dhomat e zhveshjeve. Aty ekipet qëndruan për 15 minuta, derisa situata në tribuna u vu nën kontroll  nga forcat e rendit.

Share This Article
Leave a Comment