Eduart Shalsi shkarkon nga detyra kryetarët e degëve të PS në Kukës dhe Tropojë

1 Min Read

TROPOJË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, Eduart Shalsi ka shkarkuar nga detyra kryetarin e degës së PS-së në Tropojë, Egzon Bashkurtin.

Shalsi bëhet me dije se ka shkarkuar nga detyra dhe kryetarin e PS-së në Kukës, Albert Halilajn, i cili është gjithashtu kryebashkiak i Kukësit. Halilaj ishte emëruar kryetar i komanduar i degës së PS në Kukës, nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi. 

Sipas një postimi të kreut të PD-së, Sali Berishës, këto lëvizje janë bërë shkak edhe për plagosjen me armë zjarri të kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit. 

Share This Article
Leave a Comment