Dumani rrëfehet: Si i grabitëm 30 ora dhe 8.3 kg ar në Elbasan! Njohja me Gentian Sharrën dhe Talo Çelën

4 Min Read

Ka vijuar procesi në Gjykatën e Posaçme për Nuredin Dumanin dhe personat e tjerë. I akuzuar për shumë dosje, Dumani ka rrëfyer njohjen me Gentian Sharrën përmes Talo Celës. Sipas tij, Sharra blinte makina të vjedhura dhe madje tregon se së bashku kanë kryer vjedhje dhe grabitje në Elbasan. Emri i tij doli tek grabitja e Rinasit dhe për këtë, Dumani tha se planin e kanë realizuar në shtëpinë e Talo Çelës.

Gentian Sharrën e njoh në 2010. E njoh nëpërmjet Talo Çelës, kishte një lokal ne Bradashesh dhe një servis. Sharra blinte makina te vjedhura, kam shkuar dhe vetë ose me njerëz të tjerë duke çuar aty makina te vjedhura.

Përveç kësaj kemi bërë edhe grabitje bashkë. Vjedhja e parë që kam bërë me Gent Sharrën ka qenë një makinë. Ndërsa mbaj mend që kemi grabitur një argjendar në Elbasan. Me duket ne fund te vitit 2011 ose fillim i 2012.

Gentian Sharra e planifikoi grabitjen ai ishte organizatori. Unë kam shkuar vetëm ditën e ngjarjes.Folëm tek shtëpia e Talo Çelës për planin e grabitjes. Unë kam ardhur tek shtëpia e Talos me  Ilirjan Fecin. Shtëpia e Talos është në afërsi të lokalit të Gent Sharrës.

Gjatë grabitjes unë mora  dy çanta, ndërsa një e mori Ilirjani. Brenda çantat kishin bizhuteri, rreth 30 ora, ndërsa flori në total kishte rreth 8 kilogramë e 300 gramë. Çantat i çuam në papafingon e shtëpisë së Talo Çelës. I lamë bizhuteritë dhe floririn mbi një tavolinë”, tha ai.

Nga seanca ne GJKKO

Avokati Sokol Hazizaj: Në cilat qytete keni jetuar?

Nuredin Dumani : Jam shpërngulur nga Dibra drejt Rrogozhinës, kam shkuar në Durrës dhe kam lëvizur vetë herë pas here. Në 2020 kam marr apartament në Elbasan përballë parkut.

Avokati: A njiheni me rrugët?

Nuredin Dumani: Varet çfarë rruge, deri diku i njoh…

Avoakti: Gentian Sharrën nga e njihni?

Nuredin Dumani: E njoh nga Talo Çela në vitin 2010

Avokati: Në cfarë rrethanash?

Nuredin Dumani: Kishte një lokal në Bradashesh në rrugën e vjetër! Aty kishte një servis dhe një lokal. Kam bërë shumë grabitje, por mbajnë mend grabitjen në Elbasan në një argjendari, rreth vitit 2011.

Unë se kisha parë më parë viktimën, por e kishte planifikuar, Gentian Sharra. Unë kam shkuar vetëm në datën e ngjarjes.

Gentian Sharra na tha do ta godisja me levë hekuri. Ishte në një parking! Planin e kemi biseduar tek shtëpia e Talo Çelës, e cila ndodhet në afërsi të lokalit të Gent Sharrës.

Është një shtëpi dy katëshe dhe çati. Nuk ka pasur portë ka qenë me rrjetë. Viktima që e grabitëm ishte trup i mbushur më gjatë si unë. Për veshjen nuk e mbaj mend.

Kishte ora, varse floriri diku tek 8 kg e 300 gram. I morën shkuan tek shpita e Talos dhe i kam zbardhur në tavolinë. Mjeti që u kthyen nga grabitja me benz 2500.

Share This Article
Leave a Comment