20 shkurt 1991/ 34 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha

1 Min Read

Ky zhvillim erdhi pas grevës së urisë në të cilën u futën studentët dhe protestave të tyre.

20 shkurti i 1991shit/ 34 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit

Ditët e dhjetorit ‘90 dhe ato të muajve të parë të vitit 1991, ishin të ngjeshura me ngjarje mjaft të rëndësishme. Partia Demokratike nisi aktivizimin masiv me një miting në sheshin e Qytetit Studenti me 23 dhjetor 1990. Brenda pak ditësh u liruan nga burgu një grup prej 393 të dënuarish për arsye politike.

20 shkurti i 1991shit/ 34 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit

Kuvendi Popullor doli me një dekret më 23 janar 1991 që parashikonte respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe simbolet shtetërore, ku përfshihej busti i Enver Hoxhës.

20 shkurti i 1991shit/ 34 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit

Sipas dekretit, dënohej me 6 muaj deri në tri vjet burg ai shtetas që dhunonte monumente kulture, siç ata i quanin bustet e figurave të shquara, nga Skënderbeu e deri tek Enver Hoxha. Por kjo nuk i ndaloi mijëra studentë e qytetarë që të ngriheshin për të shembur simbolin e komunizmit, shtatoren e Enver Hoxhës.

Share This Article
Leave a Comment