Plagosja në Kukës/ Autori drejtor në Bashki, i dëmtuari kushëri i kryebashkiakut (Emrat) |

1 Min Read

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Bicaj të Kukësit.

Sipas informacioneve të policisë, i plagosuri është identifikuar si Elvis Halili, ndërsa autori i dyshuar si Zenel Muçmata.

Ky i fundit mësohet se është drejtor në Bashkinë e Kukësit, ndërsa i plagosuri është kushëri me kryetarin e Bashkisë Albert Halilaj.

Policia bën të ditur se Halili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi Elvis Halili, rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.

Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti“, njoftoi me herët policia.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, plagoset një person

Share This Article
Leave a Comment