Në padinë e tij, Gjikuria përmend edhe emrin e Dritan Shakohoxhës dhe ka paraqitur padi ndaj një sere ministrash që kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Gjikuria gjithashtu kërkon nga SPAK informacion në lidhje me trajtimin e padive të tij të mëparshme.
“Sa kohë që shtetasi Dasho Veizaj, publikisht deklaron se ka lindur dhe është rritur në Lushnjë, ka dyshime të arsyeshme se transferimi prej tij i gjendjes civile në bashkinë Himarë është kryer në shkelje të ligjit nr. 10129/2009 duke përdorur dokumentacion të falsifikuar për të provuar vendbanimin apo qëndrimin e tij në Bashkinë Himarë, me qëllim mbështetjen e një subjekti të caktuar zgjedhor, konkretisht kandidatit të Partisë Socialiste, “petal” i së cilës është edhe ai”, shkruan Gjikuria.