Operacioni i trafikut të drogës, arrestohen tre shqiptarë

1 Min Read

Operacioni ndërkombëtar anti-drogë “Alba Tibus” u finalizua në Shqipëri dhe Itali. Nga  finalizimi i operacionit të Shqipërisë në bashkëpunim me Italinë u arrestuan tre shqiptarët Anxhelo Ajazaj, 27 vjeç, Klarens Dalipaj alias Dhrami, 30 vjeç dhe Xhino Hamitaj, 30 vjeç

Ata dhe Eurel Liçaj që aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë, akuzohen në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Këta tre persona akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturua kriminal në Itali, për trafikim të Cannabisit.

Share This Article
Leave a Comment