Ngjarja në Kukës/ Autori drejtor në bashki, plagosi kushëririn e kreytarit

1 Min Read

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Bicaj të Kukësit, ku një person mbeti i plagosur pas një konflikti.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është Elvis Halili, ndërsa autori i dyshuar është Zenel Muçmata, i cili mban një pozicion drejtues në Bashkinë e Kukësit. Ndërkohë, Halili rezulton të jetë kushëri i kryetarit të Bashkisë.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive ende të paqarta. Autoritetet janë në ndjekje të rastit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Share This Article
Leave a Comment