Nesër do të jetë ditë zie për Izraelin! |

1 Min Read

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se e enjtja do të jetë ditë zie për Izraelin, pas kthimit të trupave të katër pengjeve.

“E nesërmja do të jetë tronditëse dhe ditë zie për vendin. Ne po i kthejmë katër të dashurit tanë të humbur. Zemra e një kombi të tërë po thyhet. E imja është thyer, edhe e juaja. Dhe zemra e gjithë botës duhet të thyhet, sepse këtu ne shohim se me kë kemi të bëjmë, me përbindëshat”, u shpreh Netanyahu.

Netanyahu theksoi se “Jemi të lënduar, por jemi gjithashtu të vendosur të sigurojmë që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë”.

Share This Article
Leave a Comment