“Ndikojnë në zgjedhje”/ KAS rrëzon KQZ, projektligjet “Paketa e Maleve” dhe “Skema e TVSH” do votohen në Kuvend

1 Min Read

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ndalonte shqyrtimin e dy projektligjeve “Paketa e Maleve” dhe “Tatimin mbi vlerën e shtuar” për bujqësinë.

Këto dy projektligje ishin ndaluar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi me argumentin se shkelin Kodin Zgjedhor, pasi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë dhe qytetarët. Por, gjatë mbledhjes së sotme KAS me shumicë votash vendosi të lejojë kalimin e këtyre dy nismave në Kuvend. Tani, pritet që në seancat parlamentare të shqyrtohen këto dy projektligje dhe të votohen.

Këto dy projektligje u bllokuan nga KQZ me argumentin se mund të ndikojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Celibashi u shpreh se të dy këto projektligje ndikojnë në sektorin financiar dhe tregtar dhe shkelin Kodin Zgjedhor pasi krijojnë perceptimin se po përdorën për qëllime elektorale. Por, Sekretari i Kuvendit, Genc Gjonçaj dorëzoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ankimin që kërkon prishjen e vendimit të kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi.

Share This Article
Leave a Comment