MKAM: Ikona “Shën Dhimitri” është punuar nga Kostandin Jeromonaku, në vitin 1725

2 Min Read

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Muzeu përmes ciklit “Zbulo ikonën bizantine” publikon vazhdimisht imazhe të ikonave që gjenden në fondin e tij. “Zbuloni sekretet dhe simbolikat e artit bizantin! Zbuloni ikonat dhe domethëniet e tyre duke u përfshirë në botën e mbinatyrshme! Njihni nga afër, rregullat që bota bizantine vendosi për të përcjellë fjalën e saj, figurativisht! Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar do të sjellë në mënyrë të vazhdueshme gjithçka që duhet të dini mbi botën e pikturës bizantine!”, thuhet nga MKAM në Korçë.

Një ditë më parë MKAM përzgjodhi të publikojë ikonën “Shën Dhimitri” IN 7610, me autor Kostandin Jeromonaku. Muzeu shprehet se Shën Dhimitri ashtu si Shën Gjergji janë ikona që vijnë nga kisha e Shën Kollit në Voskopojë. Muzeu vijon se ato janë vepra të një cilësie superior artistike, pikturuar në periudhën kur arti post bizantin në Shqipëri pati një rilindje të dytë me një plejadë artistësh të shquar që pikturuan afreske dhe ikona të lëvizshme. “Ikona është punuar nga Kostandin Jeromonaku, në vitin 1725. Shën Dhimitri, një nga shenjtorët më popullorë paraqitet mbi kalin e kuq duke vrarë mbretin bullgar për të mbrojtur qytetin e Selanikut. Bishti i lidhur i kalit tregon rangun e lartë të shenjtit në hierarkinë ushtarake.

Share This Article
Leave a Comment