Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Elbasanit, ja kush do të emërohet në vend të tij

1 Min Read

Qeveria ka miratuar ditën e sotme vendimin për të larguar nga detyra, Prefektit e Elbasanit, Ali Mysliun.

“LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a Comment