Kishin konflikte kohët e fundit

2 Min Read

Anila Ndoka, nënë e 3 fëmijëve mbeti e plagosur rëndë paraditen e së martës në Shkodër. Ajo u qëllua me plumb në kokë nga burri me të cilin bashkëjetonte.

Autori Kol Manaj, 10 vite më i ri se ajo, po me plumb në kokë i dha fund jetës. Për policinë e Shkodrës, ky është një krim pasioni me motiv xhelozinë, pasi deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë indicie për konflikte të tjera në çift.

Çifti u gjet brenda makinës Volksëagen Touran, në pronësi të gruas së plagosur.

Partneri i saj, Kol Manaj, ndërkohë ishte i papunë, por nuk kishte sjellje problematike. Së fundmi, thanë burimet ajo ka tentuar t’i japë fund bashkëjetesës, ç’ka mendohet se ka revoltuar Manajn.

I afërmi i Kolë Manaj, në një intervistë ekskluzive për emisionin “ Me Zemër të Hapur” në News24, ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

Kanë pasur disa konflikte kohët e fundit por menduam se gjithçka do të rregullohej. Kishin vite bashkë dhe ishin shumë njerëz të mirë, atë e kam si motër. Nuk e di a do të shpëtojë apo jo, por unë e kam si motër. Nuk e di, ai vetëm për atë që ka bërë Anila për babanë e tij nuk ishte dashur të bënte asnjë veprim. Nuk kanë pasur fare xhelozi për të. Kola ka qënë i martuar më parë shumë pak kohë. Nuk e di çfarë problemi kishin, por kishin një debat dhe ky i kërkoi shumë falje por ajo nuk e fali”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment