Hetimi për Veliajn/ E ëma e Ajola Xoxas paraqitet në SPAK për t’u marrë në pyetje |

1 Min Read

Këtë të mërkurë është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, Valbona Xoxa, vjehrra e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili prej më shumë se një jave është arrestuar me urdhër të SPAK.

U raportua se nëna e Ajola Xoxës do të pyetet për vilën në Qerret, pasi SPAK dyshon se pronari real i kësaj prone është Veliaj.

Ndërsa po ashtu u bë e ditur se vjehrra e Veliajt do të pyetet edhe për blerjet që Ajola Xoxa dyshohet se ka bërë përmes llogarive të saj.

Valbona Xoxa është një prej familjarëve që SPAK e ka vënë nën hetim në kuadër të procedimit për hetimin pasuror ndaj Erion Veliajt.

Valbona Xoxa rezulton pronare e disa pasurive të paluajtshme dhe administratore e disa kompanive që pornar “de facto” dyshohet se kanë Ajola Xoxa. Kjo e fundit, shumë blerje online me fatura “të kripura”, i ka bërë në emër të nënës së saj, Valbona Xoxa.

Share This Article
Leave a Comment