EMRI+FOTO/ U shpëtoi dy atentateve, kush është 38-vjeçari i sapoliruar nga burgu që u vendos sot në pranga në Vlorë, tentoi të qëllonte me armë efektivët e policisë

1 Min Read

VLORË- Endrit Sadedini është 38-vjeçari i cili u vendos në pranga ditën e sotme në Vlorë pas një operacioni të policisë. Sadedini mësohet se pak ditë më parë ka mbërritur në Vlorë, pasi më herët ka qenë duke vuajtur dënimin në një shtet tjetër. Ai më parë ka qenë objekt sulmi, pasi i është vendosur lëndë plasëse në derën e garazhit, ku edhe pësoi dëmtime në gjymtyrët e poshtme. 

38-vjeçari i ka shpëtuar dy herë atentateve që dyshohet se i janë bërë për shkak të konflikteve për pazare droge. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij sot, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak. Sadedini në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën efektivëve por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet.

Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi shtetasi M. Sh., 33 vjeç, i cili lëvizte bashkë me 38-vjeçarin.

Share This Article
Leave a Comment