Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Mësohet se viktimë ka mbetur Ylli Xhaferri, baba i 3 fëmijëve.
Ai ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhe e Madhe në Krujë, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por për fat të keq pa shenja jete.
Nuk dihen ende rrethanat se si punëtori ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për shkaqet e rrethanave të ngjarjes së rëndë.