E rëndë në Tiranë! Polici i Burgjeve gjendet i vrarë në banesë, çfarë dyshohet |

1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Viktima është shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve. Sipas autoriteteve policore, dyshohet se ai është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”. Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar 48-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment