Çfarë shkaktoi rrëzimin e avionit në Toronto? Dy skenarë të mundshëm

1 Min Read

Rrezimi i një avioni të Delta Airlines në Toronto shkaktoi tronditje pasditen e së hënës. Avioni CRJ-900, që po udhëtonte nga Minneapolis, u përmbys gjatë uljes, shpërtheu në flakë dhe humbi bishtin dhe një krah.

Sipas informacioneve, rreth 80 pasagjerë dhe ekuipazhi panë veten të lidhur ende në sediljet e tyre dhe u zvarritën për të shpëtuar nga avioni i dëmtuar. Fatmirësisht, nuk pati viktima, por 21 persona u dërguan në spital.Hetimet janë ende në zhvillim dhe dy skenarë kryesorë po shqyrtohen nga ekspertët.

Së pari, kushtet e pafavorshme të motit mund të kenë ndikuar në stabilitetin e avionit gjatë uljes, pasi kishte reshje të mëdha bore, por pista ishte e thatë në momentin e incidentit.

Së dyti, mundësia që avioni të ketë goditur një objekt në pistë, si ndriçuesit, mund të ketë shkaktuar përmbysjen. Po ashtu, një manovër e mundshme “gaforre” për të shmangur erërat e forta gjatë uljes mund të ketë ndikuar në aksident.

Share This Article
Leave a Comment