Errol Musk, babai i Elon Musk, ka kritikuar të birin dhe aftësitë e tij prindërore gjatë një intervistë në podcastin “Wide Awake”.
Ai u shoreh se Elon nuk ka qenë një baba i mirë dhe kujtoi tragjedinë e djalit të parë të Elonit, Nevada, i cili vdiq në vitin 2002 kur ishte vetëm 10 javësh, ndërsa ishte nën kujdesin e dadove.
Errol tha se fëmijët e Elonit dhe Justine Wilson kishin shumë dado dhe se kur ata u ndanë, kishte deri në 12 dado që kujdeseshin për to, duke e cilësuar këtë situatë si “shumë të çuditshme”.
“Kur u ndanë, ishin gjashtë dado nga njëra anë dhe gjashtë nga ana tjetër. Një situatë shumë e çuditshme”, theksoi Errol.
Përveç fëmijëve me Justine, Elon ka gjithashtu tre fëmijë me Grimes dhe disa të tjerë me partnerë të ndryshëm, duke përfshirë edhe binjakët Strider dhe Azure me Shivon Zilis. Përveç kësaj, shkrimtarja Ashley St. Claire ka njoftuar se ka lindur një fëmijë të 13-të nga Elon.
Ajo shkroi përmes rrjeteve sociale, “Pesë muaj më parë solla në botë një fëmijë. Elon Musk është babai. Këtë nuk e kisha bërë të ditur më parë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e fëmijës tonë, por ditët e fundit është bërë e qartë se mediat skandaloze synojnë ta bëjnë këtë, pavarësisht dëmit që do të shkaktojnë.
Unë synoj të lejoj fëmijën tonë të rritet në një mjedis normal dhe të sigurt. Për këtë arsye, i kërkoj mediave që të respektojnë privatësinë e fëmijës tonë dhe të mos shkruajnë për këtë çështje. Do të doja të mos e ndjeja nevojën të bëja një deklaratë. Gazetarët nuk duhet të merren me fëmijët. “Do të fokusohem te familja ime dhe do të shkëputem për një kohë”, ka shkruar St. Clair.