A do ta vazhdojë edhe jashtë BBV marrëdhënien me Loredanën? Jozi: U mërzita kur e hoqi unazën…

1 Min Read

Jozi ka folur më shumë për marrëdhënien e tij me Loredanën, e cila nisi gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”.

Ai shprehu zhgënjimin e tij për faktin që Loredana hoqi unazën, e cila ishte simbol i lidhjes së tyre. Sipas tij, unaza nuk është ajo që e mban të lidhur me të, pasi shpeshherë e harron. Megjithatë, ai tha se është mërzitur shumë kur ajo vendosi ta heqë.

Jozi e cilësoi dasmën me Loredanën si një kujtim të paharrueshëm dhe e përshkroi si “kapakun e gjërave”, duke shtuar se mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen gjërat jashtë dhe se do t’i kishte ftuar miqtë e tij nga shtëpia në dasmë, përveç disa personave.

Po ashtu, ai shprehu mbështetje për Danjan dhe theksoi se ajo është një lojtare e fortë në “Big Brother VIP”. Ai komentoi gjithashtu marrëdhënien që kishte me Valbonën, duke e quajtur atë gjithmonë një shoqe dhe duke theksuar se ata kishin një shok të përbashkët që i kishte lidhur. Jozi u shpreh se nuk e kishte parë Valbonën me ndjenja romantike dhe se ata ishin afruar në shtëpi, ku ajo kontribuoi shumë në qëndrimin e tij.

Share This Article
Leave a Comment