Tre muaj nga vrasja e Martin Canit, protestë para shkollës “Fan Noli”

1 Min Read

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditin kryeqytetin, qytetarët janë ngritur sërish në protestë para shkollës “Fan Noli”, aty ku u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Martin Cani.

Kujtojmë se autori i vrasjes së Martin Canit, Marjo Përlleshi akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja, shok i viktimës, i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit më 18 nëntor 2024.

Pavarësisht deklarimeve të personit të plagosur Luis Meçja se një person i dytë ka goditur me thikë, për autoritetet nuk ka një të tillë.

Po ashtu, Prokuroria ka njoftuar se ka nisur një procedim penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, ndaj stafit të shkolllës, lidhur me veprimet apo mosveprimet e tyre.

Share This Article
Leave a Comment