Vetëm 180 sanitaret, që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me këtë bombë infeksioni, jo vetëm që rrezikojnë veten, por mund të kthehen lehtësisht në përhapëse të mikrobeve të rrezikshme.
“Stop” shkoi gjatë natës për të verifikuar situatën dhe pa që autoklava nuk punon. Kjo situatë është për disa ditë me radhë edhe pse ngjitur me autoklavën ka disa institucione, stomatologjia, gjimnazi “Eqerem Cabej”, si dhe shtëpitë mbështetëse.
“Stop” komunikoi me drejtorin e shërbimeve mbështetëse në QSUT, Erion Ngjela, i cili e mohon situatën duke thënë se autoklava është në punë.
Gazetarja: Përshëndetje zoti Ngjela si jeni? Më bën përshtypje që prej një muaji është jashtë funskionit autoklava.
Erion Ngjela: Jo, autoklava është në punë!
Gazetarja: Ku është autoklava në punë?
Erion Ngjela: Është në punë autoklava.
Gazetarja: Po nëse është në punë autoklava, pse nuk digjen këto mbetje spitalore?
Erion Ngjela: Po jo ato nuk janë mbetje, që digjen në autoklavë! Janë të ndara mbetjet.
Gazetarja: Zotëri për këto mbetjet këtu po flasim. Pse nuk janë asgjësuar këto mbetje, të duket normale që të futen si kosh?
Erion Ngjela: Të lutem, bëj një kërkesë tek informacioni, që të kthej përgjigje zyrtare!
Por nga ana tjetër, përgjegjësja e këtij procesi pranon që për funksionimin e autoklavës, nuk ka një kontratë.
Gazetarja: Përshëndetje, ju jeni përgjegjësja këtu?
Përgjegjësja: Jam e komanduar për momentin.
Gazetarja: Po mirë pse janë mbledhur gjithë ato mbetje aty?
Përgjegjësja: Sepse nuk kemi kontratë.
Gazetarja: Po mirë a është normale kjo?
Përgjegjësja: Autoklava punon thjesht…
Gazetarja: Kush është përgjegjësi për këtë?
Përgjegjësja: Ne nuk kemi kontratë. Janë procedurat ligjore do të lidhen procedurat, në momentin që do të vazhdojë kontrata do të vazhdojmë me marrjen e mbetjeve.
Përfaqësues të kompanisë “Loerma shpk” thonë se këto mbetje nuk duhen mbajtur as 5 ditë.
Shoqëria Loerma SHPK: Një nga pikat e ligjit shqiptar thotë dhe 45 ditë magazinimin e mbetjeve. Mua nuk më pyeti njeri, kur e bëri ligjin se po të pyeste, unë i them “o vlla, që ti këto lloj mbetjesh as 5 ditë nuk duhet t’i mbash, se janë burim infeksioni për mu”. Ti mund të bësh trajtimin e mbetjeve vetë, por duhet një kontratë përfundimtare, ku do t’i çosh. Sepse çdo trajtim i mbetjeve spitalore, krijon në mënyrën e vet procesin, ka një hi që ngel, dhe ky hi, e thjeshta fare mund ta çosh tek një nga këto inceneratorët, që ne kemi sot në Shqipëri.
Nga ana tjetër nga kompania “Montal shpk”, shpjegojnë se ka mbaruar kontrata dhe nuk e kanë rinovuar, pasi nuk kanë interes.
Shoqëria Montal SHPK: Në dijeninë time, ne nuk kemi kontratë aktive për atë pajisje. Ne i kemi çuar një shkresë një shkresë spitalit, ta njoftonim që nuk do e mirëmbanim në të ardhmen. Nuk e di, a kanë bërë procedurë tjetër më pas, por ne nuk e kemi ndjekur se s’kemi pasur interes për të, sepse nuk e mirëmbajmë dot më. Ajo është një pajisje shumë e vjetër. Ka punuar këtu me kapacitet të plotë për gjithë kohën, që kur është vënë në punë!/tvklan.al