“Reformën në drejtësi e kam bërë unë me PS”, Rama sulmon drejtësinë: Nuk mund të pranojmë që të shkelen të drejtat e njerëzve dhe paraburgimi të bëhet normë

2 Min Read

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës në daljet drejtpërdrejt në rrjetet sociale, se Reformën në Drejtësi e ka sjellë Partia Socialiste. Rama u shpreh se nëse SHBA do të kishte sjellë SPAK-un, tani që u tërhoq do ta kishte marrë me vete. 

Më tej deklaroi se ka plot gjëra që nuk shkojnë me SPAK, pasi sipas tij është institucion i ri. Po ashtu tha se ndonëse SPAK ka krijuar pavarësinë nuk mund të mund të pranohet që të shkelen të drejtat e njerëzve dhe paraburgimi të bëhet normë brenda pa gjyq. 

“Për Reformën në drejtësi marr përsipër autorësinë. Nëse SPAK do ta kishte sjellë, Amerika, tani që Amerika është tërhequr nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete… Por jo. SPAK është këtu. Është e vetmja garanci për shkuarjen përpara të SPAK është PS. Rrotullojeni nga të doni, reformën në drejtësi e kam bërë unë me PS. Po pastron politikanët e korruptuar. 

Ka plot gjëra që nuk shkojë edhe me SPAK, se nuk ka rënë nga qielli, është një institucion i ri, me shumë probleme, por ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë. Askush nuk mund të thotë  se SPAK është i kontrolluar nga unë, por ai është një institucion i pavarur. Ne nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, jo profesionale dhe në shkelje të standardeve demokratike. Kemi hyrë në një fazë tjetër, na duhet që të kemi një pozicion kritik për të  gjithë gjërat nuk shkojnë. 

Ne nuk mund të pranojmë, që në emër të pavarësisë paraburgimi të bëhet një normë për të kapur dhe për të kyçur brenda pa gjyq, këdo qoftë kur kushte e domosdoshme që duhen plotësuar për paraburgosje janë shumë të qarta. Këto janë çështje të një diskutimi dhe debati demokratik.”, tha Rama. 

Share This Article
Leave a Comment