Përfundon afati, 300 kandidatë regjistrohen për primaret e PD |

1 Min Read

Ka përfunduar afati që Partia Demokratike kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.

Aktualisht KOKOE (komisioni i zgjedhjeve) është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.

Në ditët në vijim pritet që Kryesia të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare.

Sipas burimeve janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për t’u futur në primare.

Share This Article
Leave a Comment