Përfundojnë bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, palët dakordësohen për të diskutuar për Ukrainën

1 Min Read

Raundi i parë i bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite tashmë ka përfunduar.

Ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov tha se negociatat “shkuan mirë” me kushtet për një takim midis Donald Trump dhe Vladimir Putin duke u diskutuar, por asnjë datë nuk u dakordësua mes palëve.

Bisedimet zgjatën katër orë e gjysmë, me Ushakov që tha se negociatorët kanë rënë dakord me SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, tha se zyrtarët e trajtuan njëri-tjetrin në një mënyrë të respektueshme, por shtoi se ishte “shumë herët për të folur për kompromise”.

Nga ana tjetër Departamenti i Shtetit tha se sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio ra dakord me zyrtarët rusë për të krijuar një “mekanizëm konsultimi për të adresuar problematikat në marrëdhëniet SHBA-Rusi”.

DASH shtoi se Rubio dhe Sergei Lavrov ranë dakord të caktojnë ekipe të nivelit të lartë për të filluar punën në një rrugë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

Share This Article
Leave a Comment