Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, edhe pse i arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, vijon të shpërndajë propagandë edhe nga qelia e paraburgimit në Durrës.
Ai thekson se dosja ndaj tij është e kopsitur “enkas”, për ta mbajtur larg punëve të kryeqytetit. Më tej, ai thotë se i gëzohet faktit që puna për ndërtimin e shkollave vijon.
Kryebashkiaku i Tiranës ka sulmuar hapur gjytarin Erjon Bani dhe prokurorin e çështjes, Ols Dadon.