Një avion me 80 persona në bord është rrëzuar në Aeroportin ndërkombëtar të Torontos, duke lënë të plagosur 15 persona.
Avioni u përball me erëra të forta çfarë shkaktoi dhe rënien e tij në pistë.
Mediat vendase thanë se dy prej 15 personave që u plagosën nga ky aksident, janë në gjendje kritike për jetën. Një prej tyre rezulton të jetë fëmijë.
Një prej pjesëtarëve të ekuipazhit, postoi një video ku tregon momentin e rrëzimit të avionit duke shkruar: “Aeroplani ynë u rrëzua. Është me kokë poshtë. Shumica e njerëzve duket se janë mirë. Të gjithë po zbresim”.
Autoritetet në vend njoftuan se të gjithë personat u evakuuan, ndërsa bordi i sigurisë njoftoi se do të ndjekë një hetim për këtë incident.
Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, u shpreh i lehtësuar kur mësoi se nga ky incident nuk pati viktima, duke shtuar gjithashtu se autoritetet lokale treguan gatishmëri për të ofruar ndihmë.