Milani në avantazh ndaj Feyenoord, Gimenez shënon pas vetëm 36 sekondash lojë |

1 Min Read

Milani ka shënuar golin e avantazhit ndaj Feyenoord në ndeshjen e dytë të Playoffit në Champions League.

Për vendasit në “San Siro” realizoi sulmuesi Gimenez pas vetëm 36 sekondash lojë.

Pasim i bukur me kokë nga Malick Thiaw drejt 23-vjeçarit , i cili çon topin në rrjetë me një goditje të mirë me kokë.

Kujtojmë që në sfidën e zhvilluar në Holandë, Feyenoord fitoi me rezultatin 1-0 ndërsa çështja e kualifikimit tashmë është plotësisht e hapur.

Share This Article
Leave a Comment