Milan dhe Atalanta kërkojnë kualifikimin, luhen sot disa nga sfidat vendimtare në Champions League |

1 Min Read

Sot do të luhen ndeshjet e kthimit për fazën “play-off” të Championsit, ku 4 skuadra do të kalojnë në fazën tjetër.

Dueli i parë është në orën 18:45 mes Milanit dhe Fejnordit, ku kuqezinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht në “San Siro” për tu kualifikuar.

Ndeshja e parë u fitua me rezultatin minimal nga holandezët.

Edhe Atalanta humbi me Bryzhin ndeshjen e parë, ndërsa sot do të kërkojë të rikuperojë gabimin.

Bajerni dhe Benfika fituan sfidat e para dhe janë me një këmbë në fazën tjetër.

Share This Article
Leave a Comment