Hamasi ka bërë të ditur se do të dorëzojë trupat e katër pengjeve të enjten, duke përfshirë dy fëmijë, të mbajtur nga grupi i armatosur palestinez.
Babai i tyre Yarden është liruar nga Hamasi në fillim të këtij muaji.
Në këmbim, Izraeli do të lirojë të gjitha gratë dhe ata nën moshën 19 vjeç të arrestuar që nga tetori i kaluar dhe ka lejuar disa pajisje pastrimi të rrënojave në Gaza përmes kufirit me Egjiptin.
Hamasi pretendonte në nëntor 2023 se ata ishin vrarë në një sulm ajror izraelit, por pa dhënë prova.
Një zyrtar izraelit i ka thënë Reuters se pengjet e vdekur do t’i nënshtrohen identifikimit në Izrael përpara se të emërtohen.
Hamasi ka publikuar emrat e dy nga gjashtë izraelitë që do të lirohen të shtunën.
Sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, Hamasi ka rënë dakord të lirojë 33 pengje. Në këmbim, Izraeli ka rënë dakord të lirojë rreth 1900 të burgosur palestinezë.