Feyenoord eliminon Milanin nga Champions League (Video) |

1 Min Read

Milan është eliminuar nga Champions League në fazën “play-off”. Kuqezinjtë barazuan 1-1 përballë Feyenoord në sfidën e kthimit të zhvilluar në stadiumin “San Siro”.

Megjithatë ky barazim nuk mjaftoi, pasi sfida e parë në Holandë ishte fituar 1-0 nga skuadra e Feyenoord.

Ndërsa ditën e sotme ishte një ish i gjigantit holandez, si Santiago Gimenez që kaloi Milanin në avantazh. Por, kartoni i kuq për Theo Hernandez në minutën e 51’, e bëri më të vështirë për “Djallin”.

Në minutën e 73-të, Feyenoord barazoi shifrat me Carranza. Ky gol “fiku” ekipin italian, duke i eliminuar nga  Champions League më herët nga çfarë pritej.

Share This Article
Leave a Comment