“44-vjeçarja donte të ndahej nga i dashuri 34 vjeç”, dalin detaje për tragjedinë në Shkodër –

1 Min Read

44-vjeçarja Anila Prendushi u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, paraditen e kësaj të marte në Shkodër, i cili pasi qëlloi partneren vrau veten.

Gazetari Teodor Gjerga raportoi se bëhet fjalë për një konflikt të nisur disa ditë më parë. Dyshohet se 44-vjeçarja ka kërkuar që të ndahet nga i dashuri dhe kjo është bërë shkak për debatin mes tyre. Situata ka agravuar brenda automjetit dhe Kol Manaj ka qëlluar me plumb në ballë 44-vjeçaren dhe më pas veten

Burime të pakonfirmuara thonë se 44-vjeçarja punonte si psikologe dhe ishte e vetmja që kishte të ardhura në familje dhe mbante edhe të dashurin 34-vjeçar i cili nuk ishte në punë. Kjo mendohet që të jetë arsyeja pse ajo ka kërkuar t’i japë fund lidhjes 5-vjeçare.

Share This Article
Leave a Comment