151 mijë emigrantë regjistrohen për votim, shumica nga Tirana dhe Durrësi

1 Min Read

Mbi 151 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u regjistruar në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga 189.088 kërkesa për regjistrim, janë pranuar 151.797 dhe janë refuzuar 36.743. Shumica e emigrantëve të regjistruar janë nga Tirana, pasuar nga Fieri, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlorë, Berat dhe Shkodra.

Kjo është hera e parë që emigrantët do të mund të votojnë në vendet ku jetojnë, ndërsa afati i fundit për regjistrim është 5 marsi.

Share This Article
Leave a Comment