Delegacioni zyrtar amerikan mbërriti në Konferencën e Mynihut të premten në mëngjes dhe qëndroi atje më pak se 24 orë. Zv/Presidenti amerikan J.D Vance mbajti paradite një fjalim të pazakontë dhe përcolli mesazhe të papritura që nënkuptojnë ç’montimin në rrënjë të linjës liberale, sidomos asaj Soros.
Edi Rama nuk ishte në sallë kur u mbajt ky fjalim, por ai kishte ca pritshmëri të tjera.
Rama e dinte se në mbrëmje do të organizohej një darkë e nivelit më të lartë ku të pranishëm do ishin zv/presidenti J.D Vance, si dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ndër të tjerë.
Gjatë gjithë ditës së premte Rama luajti shumë fort për të marrë një ftesë te ajo darkë, personat që u futën në lojë nuk ishin dhe aq të parëndësishëm.
Në krye të operacionit ishte Richard Grenell së bashku me dy biznesmenë shqiptarë. Të tre ata bënë të mundur të fusnin në lojë një lobist nga Florida dhe…për pak ia arritën qëllimit.
Zyra e J.D Vance po shqyrtonte me prioritet mundësinë e një takimi ndërmjet Ramës dhe zv/Presidentit amerikan gjatë darkës.
Vetëm se kishte një problem, të papritur, ishte një zonjë, e cila punon Shefe e Kabinetit të Presidentit Trump, quhet Susan Wiles.
Zonja Wiles është një ndër mbështetëset më të forta të Trumpit prej vitesh, autoriteti dhe rangu i informimit të saj është i pazakontë.
Zonja Wiles, nëse do e përshkruanim figurativisht duket si një engjëll mbrojtës, pasi skanon me imtësi të gjitha rrymat që tentojnë të depërtojnë Presidencën.
Ishte pikërisht ndërhyrja energjike dhe e prerë e kësaj zonje që nxori fiasko lobistin nga Florida dhe dështoi përpjekjet e Richard Grenell dhe dy biznesmenëve shqiptarë për të bërë këtë operacion, për të cilin duhet thënë se Edi Rama kishte shumë, po shumë fare nevojë në këtë moment/Hashtag