Vodhi sendet personale nga 12 makina, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Emri) |

2 Min Read

Një 29-vjeçar nga Tepelena është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në kryeqytet.

Bëhet fjalë për Endri Novi, i cili sipas policisë mbrëmjen e djeshme, ka vjedhur sende personale në 6 automjet që iu ka thyer xhamat, në një vendparkim, në Astir.

Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, në lagje të ndryshme të Tiranës, ka vjedhur sende të ndryshme në 6 automjete, pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh, për vjedhjen e sendeve personale nga automjetet e tyre, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The End”. 

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Tepelenë.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka vjedhur sende personale në 6 automjet që iu ka thyer xhamat, në një vendparkim, në Astir. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, në lagje të ndryshme të Tiranës, ka vjedhur sende të ndryshme në 6 automjete, pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta. 

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment