Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. Ll., 29 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas dyshohet se gjatë natës ka vjedhur në një lokal në Shijak, një shumë parash dhe pije alkoolike”, njofton policia.