“Të vij aty dhe të zvarris”/ Noka përplaset sërish me Ballën

1 Min Read

Seanca e sotme parlamentare duket se është vazhdimi i të enjtes së kaluar. Ashtu si katër ditë më parë, edhe sot kjo seancë është shoqëruar me debate të ashpra, deri në tensione dhe kërcënime.

Ndërkohë që Sali Berisha fliste, nga vendi ndërhynte edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Noka i kërkoi Ballës që të mos flasë: “Rri Taulant, Tao pusho, mos të vij aty. Pusho të them, mos fol. Mbylle se të erdha aty, të vij të zvarris po të erdha aty”.

Share This Article
Leave a Comment