Pasi u paraqit në SPAK, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë në mbështetje të deklaratave të kreut të PD,Sali Berisha, ku tha se Prokuroria e Posaçme nuk duhet të ekzistojë pas 11 majit.
“Të jemi të sinqertë, po të them se duhet shkrirë SPAK do thonë e thotë për problemet e veta që ka. Por çdo instrument ligjor që kemi votuar për ligj të barabartë, jo selektive. Në momentin që kthehet në vegël shantazhimi, linçimi ndaj politikanëve, sidomos ndaj opozitës, ka abortuar në misionin e vetë të vendosjes së drejtësisë. Spak nuk është ndërtuar për të bërë luftë politike, por të luftuar strukturat organizative përfshirë terrorizmin”, tha deputetja.
Më tej, Kryemadhi, duke folur për çështjet e saj me drejtësinë tha se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore, ndërsa shtoi se po merr zanatin e avokatit.
“Kam edhe një tjetër, rekursin për sekuestrim e shtëpisë. Do fillojmë të marrim zanatin e avokatit, me qetësi dhe durim. Lidhur me çështjet hetimore, do të ndjekim të gjithë procedurën. Kam bërë kërkesën për tu njohur me fashikujt, nuk më është kthyer përgjigje, i gjithë komunikimi është zyrtar dhe shkresor. Përsa u përket procedurave të tjerë, do ti ndjekim hap pas hapi”, tha deputetja.