SKANDAL/ Komentatori kosovar e quan Albin Kurtin “hajvan” gjatë ndeshes Juve-Inter (VIDEO) |

1 Min Read

Një situatë e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kosovë, teksa protagonist u bë komentatori i sportit, Andin Lokaj, i cili është larguar nga televizioni, Artmotion.

Gjatë komentimit të ndeshjes Juventues-Interi, Andin Lokal kaloi në fyerje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur këtë të fundit “hajvan”.

“Veç një dëshirë e kam sonte dhe dëshira më e madhe është që kryeministri jonë aktual që është më hajvani në histori të njerëzimit, të mos më dëgjojë sonte. Se me e dit që ai po më dëgjon sonte, unë tani e ndal komentimin dhe iki tek shtëpia. Kryeministri më hajvan në histori” – deklaroi Andin Lokal në nisje të komentimit të ndeshjes Juventus-Inter.

Bordi i televizionit vendosi që ai të largohej nga komentimi i ndeshjes dhe pjesën e dytë u zëvendësua nga një komentator tjetër. Ndaj tij pritet të merren masa të rrepta. Kujtojmë që Andin Lokaj në të kaluarën ka bërë komente aspak të hijshme edhe për kombëtaren shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment