Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët rus

2 Min Read

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio  mbërrin  në Arabinë Saudite për bisedime me zyrtarët rus që synojnë t’i japin fund luftës së Moskës në Ukrainë, e cila po vazhdon prej gati tre vjetësh.

Bisedimet vijnë pasi Tump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin  javën e kaluar  dhe urdhëroi zyrtarët e lartë të fillonin negociatat për luftën, të cilën ai kishte premtuar vazhdimisht se do t’i jepte fund gjatë fushatës së tij presidenciale.

Riadi i cili është gjithashtu i përfshirë në bisedimet me Uashingtonin për të ardhmen e Rripit të Gazës, ka luajtur një rol në kontaktet e hershme midis administratës Trump, e cila mori detyrën më 20 janar, dhe Moskës duke ndihmuar në sigurimin e një shkëmbimi të të burgosurve javën e kaluar.

Rubio  në bisedimet me zyrtarët rus do të shoqërohet edhe nga  këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, Mike Walz dhe Steve Witkoff një ligjvënës amerikan.

Nuk është  e qartë se me kë do të takoheshin nga pala ruse.  Bisedimet do të zhvillohen nesër, të martën në kryeqytetin saudit Riad.

Këto bisedime do të jenë ndër bisedimet e para të nivelit të lartë personalisht ndërmjet zyrtarëve rusë dhe amerikanë në vite dhe supozohet se do t’i paraprijnë një takimi midis presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Sipas Rubios  javët dhe ditët e ardhshme do të përcaktojnë nëse Putini është serioz për të kërkuar paqen.

Presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky  i cili mbërriti në Emiratet e Bashkuara Arabe dje, deklaroi se synon të vizitojë gjithashtu Arabinë Saudite dhe Turqinë  por nuk janë caktuar data për këto vizita.

Ai shtoi se nuk ka plane të takohet me zyrtarë rusë apo amerikanë dhe Ukraina duket se është ftuar në bisedimet e organizuara nga Arabia Saudite.

Share This Article
Leave a Comment