Nuk u krijua për luftë politike

1 Min Read

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë sot në mbështetje të kreut të PD, Sali Berisha, i cili pas paraqitjes në SPAK u shpreh se kjo strukturë nuk duhet të ekzistojë pas 11 majit.

Nëse e them tani se duhet shkrirë SPAK do thonë se e thotë nga problemet e veta. Cdo instrument ligjor për të cilin kemi votuar për një drejtësi të barabartë, kur kthehet në vegël shantazhimi dhe linçimi e ka dështuar misionin e vendosjes së drejtësisë. SPAK nuk është krijuar për luftë politike”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme  pak orë më parë, duke thënë se është i  ndikuar nga qeveria aktuale.

Share This Article
Leave a Comment