Negociatat për Avokatin e Popullit, PD i propozon PS-së emrin e Besim Ndregjonit |

1 Min Read

Kuvendi po mban ditën e sotme vazhdimin e seancës plenare që u ndërpre ditën e enjte, pas kaosit që u shkaktua në parlament nga përplasja mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës.

Në rendin e ditës është edhe shqyrtimi i projekt-vendimit “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”.

Burime për mediat bëjnë me dije se në negociatat mes socialistëve dhe demokratëve, këta të fundit kanë propozuar emrin e Besim Ndregjonit, përfaqësues i ish të burgosurve politik. Mësohet se mazhoranca ende nuk ka marrë një vendim për ta pranuar apo jo.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend kërkon 84 vota, teksa Erinda Ballanca po e ushtron detyrën përtej afateve kushtetuese, pasi i ka mbaruar mandati prej Marsit të vitit 2022.

Në garë për postin e Avokatit të Popullit janë dhe 6 kandidatë të tjerë: Vitore Tusha, Tartar Bazaj, Bledar Dervishaj, Dardan Mustafaj, Edison Frangu dhe Erald Aga.

Share This Article
Leave a Comment