Meloni këmbëngul për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë

2 Min Read

Meloni shtoi se ndalimin e fluksit migrator e kërkon shumica e qytetarëve.

“Ata kërkojnë që të ndalojmë emigracionin e paligjshëm sepse ai prodhon pasiguri, mungesë integrimi, pamundësi për të garantuar sundimin e ligjit dhe gjithashtu sepse emigracioni i paligjshëm masiv është armiku i parë i emigracionit të ligjshëm”, tha Giorgia Meloni.

“Italia është një partner shumë i rëndësishëm për ne në çështjen e migracionit dhe riatdhesimeve: Mendoj se Italia po përpiqet të gjejë mënyra të reja për të siguruar që riatdhesimet të ndodhin me të vërtetë dhe është shumë pozitive të ketë qasje të reja”.

“Italia është një partner shumë i rëndësishëm për ne në çështjen e emigrimit. Unë mendoj se Italia po përpiqet të gjejë mënyra të reja për të siguruar që të ulet fluksi i emigratëve të paligjshëm dhe është shumë pozitive  që kemi qasje të reja”, tha Magnus Brunner.

Të martën Brunner do të udhëtojë drejt Italisë. Ai do të takohet me Kryeministren Giorgia Meloni, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Antonio Tajani, ministrin e Brendshëm, Matteo Piantedosi.

Ata do të shkëmbejnë mendime mbi Strategjinë e ardhshme të Sigurisë së Brendshme, qasjen e re të përbashkët për kthimet e emigrantëve dhe bashkëpunimin me vendet partnere për menaxhimin e migracionit dhe azili./ Klan News

Share This Article
Leave a Comment