Kosova feston sot 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, axhenda e aktiviteteve –

2 Min Read

Kosova shënon sot 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Për të festuar këtë datë të shënuar për Kosovën, institucionet e vendit kanë përgatitur aktivitete të ndryshme.

Gjatë kësaj të hëne, krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror; do të kryhet nderimi i Monumentit të të Pagjeturve dhe Memorialit të Fëmijëve të Vrarë; homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e po ashtu edhe në Kompleksin Memorial “AdemJashari”.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt të 2008-ës, ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua unanimisht nga 107 deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit, ndërsa procedura e votimit, u bojkotua nga njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe.

Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende.

Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

Ora 8:00 – Mbahet mbledhja festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me rastin e shtatëmbëdhjetë (17) vjetorit të Pavarësisë.

Ora 8:20 – Ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës

Ora 8:30 – Nderimi i Monumentit të të Pagjeturve dhe Memorialit të Fëmijëve të Vrarë

Ora 9:00 – Homazhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Ora 9:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

10:15 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

11:45 – Nderimi i Monumentit të “Heroinatit”.

12:00 – Parada e Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës

16:00-16:20 – Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, amfiteatri i Institutit të Historisë.

Share This Article
Leave a Comment