Kategoria e Parë/ Korabi mposht Burrelin, “paqe” mes Pogradecit dhe Apolonisë |

1 Min Read

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë. Në sfidat e vlefshme për javën e 23-të të këtij kampionati, janë shënuar 5 gola.

Burreli u mposht në shtëpi përballë Korabit, me dibranët që triumfuan me rezultatin 1-2. Në krahun tjetër, Pogradeci dhe Apolonia bënë paqe, duke barazuar 1-1.

Korabi shkon në kuotën e 25 pikëve dhe mbetet në vendin e 9-të, ndërsa Burreli me 37 pikë mban vendin e 4-t. Në krahun tjetër, Pogradeci në vendin e 6-të numëron 32 pikë, ndërsa Apolonia me 29 pikë mban vendin e 8-të.

Renditja:

Share This Article
Leave a Comment